Javën e ardhshme në Kosovë do të mbajë mot i ndryshueshëm.
Të hënën pritet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat kohë pas kohe parashihen të shoqërohen me reshje shiu, ndërkaq temperaturat do të jenë pozitive në të dy vlerat ekstreme.
Edhe të martën e të mërkurën pritet mot i ngjashëm.
Ndërkaq të enjten do të ketë mot kryesisht stabil, me pak vranësira dhe intervale me diell. Kjo ditë, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, parashihet të jetë dita më e nxehtë e javës për shkak të prezencës së masave të ajrit me origjinë nga jugperëndimi.
Të premten kthehen reshjet e shiut dhe temperaturat do të shënojnë ulje të lehta në vlerat e maksimaleve.
Edhe vikendi parashihet i vranët dhe me reshje shiu.
Gjatë kësaj periudhe kohore do të ketë erëra të lehta deri në mesatare nga drejtimi i veriperëndimit dhe jugperëndimit, ndërsa presioni atmosferik do të shënojë vlera të rritura mbi normalen.