Kryetari i Preshevës, Shqipërim Arifi ka thënë se mjafton vetëm një fjalë për ta përshkruar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Sipas Arifit, Kurti është mashtrues.
Ai në emisionin “Personale” në RTV Dukagjin ka thënë se Kurti ka bërë një mashtrim të sofistikuar popullit qysh nga themelimi i VV-së si shoqatë.
“Mashtrues vetëm një fjalë mjafton, për mua është një mashtrues, një mashtrim të sofistikuar ia ka bërë popullit shqiptar të Kosovës qysh nga themelimi VV-së si shoqatë… vetë fjala vetëvendosje, ku ka vetëvendosje, ti nuk vetëvendos në shtëpi tanë, e lerë më në politike…” – ka thënë Arifi.