Një 5-vjeçar në Vushtrri ka vdekur si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit.
Këtë e ka konfirmuar Policia e Kosovës për rajonin e Mitrovicës, përcjell lajmi.net.
“Vdekje e dyshimtë – Vushtrri, 8 prill 2023.
Rreth orës 17:20, është raportuar se në Spitalin e Vushtrrisë, një fëmijë i moshës 5 vjeçar, është sjellë për ndihmë mjeksore, ndërkohë nga autoritetet mjeksore është bërë e ditur se si pasojë e lëndimeve që dyshohen të jenë nga arma e zjarrit fëmiu ka vdekur.Nga hetimet fillestare bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në oborrin e shtëpis së fëmiut. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë dhe një armë e llojit pistoletë. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksionin në IML”.