Olta Gixhari ka qenë e ftuar në “Më lër të flas”, ku ka folur për eksperiencën e saj brenda Big Brother VIP Albania.
Ajo ka folur edhe për thashethemet që ka dëgjuar pasi ka dalur nga shtëpia vullnetarisht, shkruan lajmi.net.
“Dëgjova një thashethem se bashkëshorti im, Dori, e ka blerë çmimin e madh dhe unë do të jem fituesja”, ka thënë Olta duke qeshur.
Ajo ka thënë se i ishte shpërndarë edhe një video ku dëgjohej duke thënë “…i shihet efekti pas dy javësh”, gjë që kishte ngritur dyshime tek publiku se ajo po bashkëpunonte me produksionin e BBVA-së brenda “Dhomës së rrëfimit”.
“Unë e kisha harruar mikrofonin lëshuar brenda dhomës së rrëfimeve, siç bëja shpesh. Unë pata bërë një ndërhyrje në ballë, se më kishte dalë rrudha dhe thash se po plakem shumë andaj desha të bëj një ndërhyrje botoksi. Pasi e bëra, aty në dhomë më thanë afrohu tek kamera, unë u afrova që të ma shohë ballin ku e bëra ndërhyrjen dhe thash ‘i shihet efekti pas dy javësh’”, ka deklaruar Olta.