Mot me diell dhe vranësira të herëpashershme pritet të mbretërojë gjatë ditës së nesërme.
Sipas sajteve parashikuese, temperatura minimale do të sillet rreth zeros, kurse maksimalja pritet të shkojë deri në tre gradë.
Ndërkaq, të dielën parashihet mot me diell e vranësira, kurse pasdite nuk përjashtohen as reshjet e shiut.
Në përgjithësi, përgjatë intervalit respektiv, minimalet pritet të mbesin të njëjta, kurse ato të larta thuhet se do të shkojnë deri në 10 gradë.