Avokati Gashi me analizë për ish-krerët e UÇK-së: Paraqitjen më të mirë e ka bërë Kadri Veseli

Avokati Tomë Gashi ka bërë një analizë për paraqitjen e ish-krerëve të UÇK-së, në fjalimin hyrës para trupit gjykues në Hagë.

Sipas Gashi, paraqitjen më të mirë e ka bërë ish-kryetari i Parlamentit, Kadri Veseli.

“Më së miri ka vepru Kadri Veseli, e ka pranuar se nuk është fajtor dhe nuk ka dhënë kurrfarë deklarate. Strategjia e avokatit të tij, sepse unë vijë nga ky profesion dhe e njoh personalisht Emersonin pasi kam punuar me të.

Edhe të tjerët nuk kanë gabuar, pasi janë fjalë hyrëse. Por askush nuk i merr si prova këto që u thanë. Prokuroria do të mundohet të sjellë sa më shpejt dëshmitarin e parë. E ka paralajmëruar.” – ka thënë Gashi në T7.