Sot në Kosovë parashikohet të mbajë mot me diell e vranësira, ndërsa orët e mëngjesit do të karakterizohen me acar të madh. Në orët vijuese pritet shtim i vranësirave. Ka mundësi të ketë ndonjë reshje të izoluar, sidomos në zonat malore.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 7 deri në 30 kilometra në orë.
Temperaturat do të shënojnë ngritje gjatë ditës, me minimale që do të luhaten prej minus 7 deri në minus 2 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej 8 deri në 12 gradë Celsius.