I ftuar në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun, në një rrëfim special kryetari i Nismës Socialdemokrate, duke folur për procesin gjyqësor ndaj 4 të akuzuarve Fatmi Limaj ka deklaruar se provat e UDBA-s serbe në rastin e tij nuk janë marrë parasysh dhe shpreson të mos merren parasysh as tash.
Limaj ka komentar edhe paraqitjet e Thaçit dhe të tjerëve, duke i cilësuar si deklarata dinjitoze, duke thënë që e kanë plotësuar njëri tjetrin, raporton Kanal 10.
“Thaçi foli si President më tepër, baca Jakup e bëri një rrëfim për Kosovën nga 1945 kurse Rexha e bëri rrëfimin e djalin të ri, në rrëfimin e tij ishim ne të gjithë të rinjtë”, tha Limaj.
Limaj tha se fjalimet e tyre ishin një rrëfim për Kosovë, secili nga syri i vet dhe shumë e rëndësishme që me ditë trupi gjykues kush janë këta persona.
“Hashimi tha kam ardhur nga Zvicra si student, kush e len Zvicren dhe atë jetë për një zor të madh. Rexha e ka lanë artin dhe letërsinë. Keni me pa ma shumë përpjekje të prokurorit, keni me pa shumë më shumë deklarata nga debatet televizive. Prokurori ka me përdorë gjithçka kundër tyre”, tha Limaj.