Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se liderëve të partive që janë në pushtet ishin të ftuar që të i bashkoheshin Marshit për Drejtësi të organizuar në Prishtinë.
VV e përkrahu marshin me anë të një komunikate zyrtare por nuk kishte liderë të saj në marsh. Krasniqi thotë se kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ishte i ftuar të merrte pjesë në marsh dhe të merrte fjalën para turmës, transmeton Gazeta Express.
“Konjufca ka qenë i ftuar të jetë në foltore. Çështje e tij pse nuk erdhi. E ka bërë një publikim në Facebook. Kam komunikuar vetë me të dhe kam shprehur dëshirën që ai të jetë aty. Më thanë edhe organizatorët se kanë biseduar me të. Kam konsideruar se ai do të ishte mirë që të ishte aty. Por nuk dua të komentoj mungesën e liderëve në marsh”, përfundoi ai.