Shtrenjtohen kreditë në Kosovë

Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka raportuar rreth shtrenjtit të kredive bankare në muajin muaj mars, krahasuar me muajt paraprak.

Kësisoj sipas BQK-së, norma mesatare e interesit për kredi në muajin e kaluar kishte arritur në 6.5 për qind.

Por, në dhjetorin e 2022’s, norma mesatare e interesit në kredi pati qenë 2.3%, transmeton Paparaci.

Gjithashtu, rritja vjetore e kredive për familjet është 16.3%, kurse shuma e përgjithshme e kredive të aprovuara nga sektori bankar ka arritur në rreth 4.4 miliardë euro.

Mbi 1.6 miliardë euro prej tyre janë kredi që kanë marrë ekonomitë familjare dhe rreth 2.7 miliardë euro kredi të korporatave jofinanciare.