Një grabitje ka ndodhur mëngjesin e së enjtes në Gjilan, në rrugën “Idriz Seferi”.
Persona të maskuar kanë arritur që viktimës t’ia marrin një çantë me një shumë të konsiderueshme të parave.
Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar Valon Osmani, zëdhënës i policisë për rajonin e Gjilanit.
Osmani tha se dyshohet se grabitësit kanë përdorur sprej.
“Të dyshuarit pas grabitjes janë larguar në drejtim të panjohur. Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili rastin e ka cilësuar “Grabitje’’, të dyshuarit janë vënë në kërkim nga Policia e Kosovës, ndërsa rrethanat e rasti po hetohen nga hetues policor rajonal në Gjilan”, tha Osmani.