Reshjet e borës, policia thirrje për kujdes në trafik

Policia e Kosovës ka bërë thirrje tek qytetarët për kujdes të shtuar në trafik pas reshjeve të borës që kanë nisur nga mbrëmë.

“Edhe pse jemi në stinën e pranverës dhe shumica e automjeteve në qarkullim mund të jenë me goma të verës, pas paralajmërimit se këtë javë gjatë natës dhe në orët e hershme të mëngjesit do të mbizotëroj mot me temperatura të ulëta (reshje të shiut, në lokacione të ndryshme mundësi për reshje bore, rrjedhje të ujit në rrugë e po ashtu edhe dëmtim i asfaltit dhe krijim i gropave)”.

“Kërkohet nga shoferët që të shtohet kujdesi gjatë qarkullimit në rrugë, ku me rënien e temperaturave krijohen ngrica që rrezikojnë seriozisht pjesëmarrësit në trafik”, thuhet në njoftimin e policisë.

Kujtojmë se Instituti Hidrometerologjik ka njoftuar se temperaturat do të shënojnë rënie në të dy vlerat ekstreme.

Gjatë kësaj periudhe kohore do të ketë erëra mesatare deri të forta kryesisht nga drejtimi i verilindjes.