Komunikata numër 59 u përmend nga Prokuroria, deklarohet familja Geci

Familja Geci ka reaguar pas diskutimeve në Gjykatën Speciale lidhur me komunikatën 59.

Aty u diskutua për këtë komunikatë ndaj Gani Gecit, e për të cilën Prokuroria tha se është dëshmuar që e ka shkruar Hashim Thaçi.

Fadil Geci, anëtar i familjes Geci, ka thënë se Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi e kanë thënë të vërtetën për këtë rast.

Selimi e Krasniqi kishin reaguar pasi Thaçi në një intervistë kishte thënë se komunikatën nuk e ka shkruar UÇK-ja.

Postimi i Fadil Gecit:

EDHE NË HAGË REXHEP SELIMI E JAKUP KRASNIQI E PASKAN THËN TË VERTEËTEN PËR KOMUNIKATËN NR. 59

Historia do të tregoj se ata që shkruan Komunikatën nr.59 ishin vet tradhtarët, ishin pasardhësit e Leninit, Stalinit, Dushan Mugoshës e Milladin Popoviqit ishin pasardhësit e Titës, Enver Hoxhës, Fadil Hoxhës dhe Ali Shukrisë që njëjtë në vitin 1944-1945 e quajtën tradhtar Miftar dhe Halil Bajraktarin, ata i vrau Rusia dhe Serbia.

Ndërsa njëjtë si në vitin 1945 edhe në vitin 1998 Hashim Thaçi dhe kompania shkruajnë Komunikatën nr.59 kundër vëllaut tonë, Gani Gecit. Komunikatën nr.59 e shkrujtën për të na vrarë e për të na sharë vëllaun tonë dhe familjen tonë.

Unë Fadil Geci, në emër të familjes sime kam shkuar në shtëpinë e Hashim Thaçit dhe e kam takuar babain e Hashim Thaçit dhe vëllaun e madh Gani Thaçin, i kam kërkuar sqarime për Komunikatën nr.59, i kam thënë: Haxhi, djalin e ki drejtor të drejtorisë politike, po mundoheni me ba njëjtë si Fadil Hoxha e Ali Shukria në vitin 1945, jam ardh në shtëpinë tënde lajmëroje djalin tënd se për Komunikatën nr.59 herët a vonë do mbash përgjegjësi.

Dije ata që e kanë shkruar Komunikatën nr.59 një ditë do të dalin para drejtësisë.

E konfirmoj se edhe mua Prokuroria Speciale më ka pyetur rreth historisë së Komunikatës nr.59 dhe familjes sime si dhe historisë tradhtare të Hashim Thaçit.

Ne emër te Vëllezërve Geci

Shkruan Fadil Geci .

Admin Rilind Geci.