Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë një njoftim të rëndësishëm pikërisht në ditën kur nisi gjykimi në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, e që ndërlidhet pikërisht me një çështje të tillë.
Rama me shkronja të mëdha shkroi se janë mbledhur firmat (nënshkrimet) në Asamblenë e Këshillit të Evropës për Mocionin për një rezolutë të re mbi rezolutën e vitit 2011 ku ngriteshin akuzat e rënda ndaj UÇK-së, mes tjerash edhe për trafikim organesh.
“Rruga e Drejtësisë për Kosovën, gjakun e derdhur për liri, dëshmorët e UÇK-së dhe heronjtë e saj të gjallë sot në Hagë, do të jetë e gjatë, e mundimshme, madje edhe fyese deri në palcë, por drejtësia do të triumfojë në fund fare, sepse s’ka forcë në botë që ta damkosë si kriminale një luftë çlirimtare,” – shkroi z. Rama në profilin e tij në Facebook.