Siç pakkush e priste, Milani ka demoluar tërësisht Napolin në kuadër të javës së 28 në Serinë A italiane.
Kuqezinjtë ishin të pamëshirshëm përballë skuadrës që frymon lirshëm në krye të renditjes tabelare dhe që po pret formalizimin e titullit kampion, shkruan 07 Press.
Dy herë Leoa e nga njëherë Brahim Diaz e Saelemaekers, mjaftuan për ekipin e Piolit që tashmë kalon në vendin e tretë.
Gjithsesi, kjo s’ishte fytyra e vërtetë e Napolit, me “Il Partenopei” që pritet të përgatiten për “Champions”, pikërisht kundrejt kundërshtarit të sotëm.