Gazetarja nga Tirana, Desada Metaj, ka komentuar marshin e sotëm të mbajtur në Prishtinë në përkrahje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjykimi ndaj të cilëve pritet të fillojë të hënën në Hagë.
Metaj ka thënë se Kosova ka dhënë sot leksione politike për Shqipërinë.
Leksione qytetarie, vendosmërie dhe politike nga Kosova për Shqipërinë!”, shkroi ajo në rrjetin social Facebook.
“Se liria është fjalë me inflacion të lartë në tregun shqiptar të komunikimit politik. Ndërsa të qënurit i lirë është gjendje që nuk provohet kur je i emëruar listash kryetarësh!”, përfundoi Metaj.