Çerkini për ish-krerët e UÇK-së: Me emër të Zotit, të gjithë do të dalin të pastër

Bajram Çerkini nga Qendra Burime për të Pagjeturit, ka marrë fjalën në Marshin për Drejtësi.

Mes emocionesh e përkundër moshës, Çerkini elektrizoi masën duke kërkuar drejtësinë diku tjetër, nëse ajo ekziston.

Sipas tij, drejtësi duhet të japin ata që 24 vite më parë shkaktuan masakrat më të mëdha, e jo ish-krerët e UÇK-së, përcjell lajmi.net.

Megjithatë, sipas tij, me emër të Zotit, do të dalin të pastër.

“I përshëndes të gjithë familjarët dhe ato zemra që thërrasin Liria ka Emër. Familjarë të pagjetur, ju pjesëmarrës, nuk është lehtë me gjetë fjalë që iu pëlqen të gjithëve. Por, kur ndalesh me mendu që ky popull ende është i fortë. E nderuar Ushtri Çlirimtare dhe ushtarë të UÇK-së. Të nderuar veteranë të luftës.

Të nderuar ata pjesëtarë. Nëse të flasim për zhvillimin, të flasim për llogaridhënien e atyre që kanë bërë këtë masakër, ne përkujtojmë, jo vetëm se po na pëlqen, por se është një drejtësi diku në botë, e po na mbajnë pa drejtë në Hagë, duke nisur nga Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veselin e njohim të gjithë, por e njoh edhe si fëmijë e edhe Rexhep Selimi. Me emër të zotit, edhe këta kanë me dalë të pastër”.