Ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, dyshohet se i është hackuar faqja zyrtare në Facebook.
Faqes i është ndryshuar emri nga ‘Hashim Thaçi’ në ‘Hashim’. Po ashtu, është ndryshuar edhe fotografia e profilit.
Ende nuk dihet nëse është pjesë e ndonjë sulmi kibernetik apo kush e ka kryer një veprim të tillë.
Kjo ndodh pikërisht sot kur në Prishtinë do të ketë “Marsh për Drejtësi” në përkrahje të krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë.