Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen të zhdukur. Të shqetësuar për fatin e tyre, ata raportojnë rastet në Polici, me shpresën se do të marrin informacione për vendndodhjen e tyre.
Kështu ka ndodhur së fundmi në një familje në Pejë, ku një 44-vjeçar ishte larguar nga shtëpia dhe nuk dihej asgjë për vendndodhjen e tij.
Rasti ishte denoncuar të premten në mëngjes, por në mbrëmje viktima u kthye shëndosh e mirë dhe sipas familjarëve nuk kishte shenja dhune apo ndonjë shqetësim.
Sinjali mëson se një familjar i tij ka dhënë deklaratë në Polici, ndërkohë që lidhur me rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit.