Vetëvendosje mbështet Marshin për Drejtësi

Lëvizja Vetëvendosje mbështet zyrtarisht Marshin për Drejtësi.

Këtë, partia që drejton vendin e konfirmoi vetëm para pak çastesh përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, përcjell lajmi.net.

Siç thuhet mes tjerash në këtë njoftim të para pak çasteve, lufta jonë çlirimtare është prej ngjarjeve historike më të vlefshme që kemi.

“Lufta jonë çlirimtare është prej ngjarjeve historike më të vlefshme që kemi. Falë kësaj lufte të drejtë, sakrificës, Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dëshmorëve dhe martirëve tanë, gëzojmë lirinë dhe shtetin që e kemi sot. Instanca të njëpasnjëshme gjyqësie kanë provuar ta gjykojnë luftën tonë çlirimtare por asnjëra nuk gjeti asgjë andaj edhe u formua kjo gjykatë e padrejtësisë speciale që po i mbanë krerët e luftës tonë në Hagë”.

Më poshtë edhe postimi i plotë: