Gjatë ditës së sotme në vendin tonë pritet të mbajë mot më i ngrohtë me intervale me diell dhe vranësira.
Sipas njoftimit të Prishtina Weather, në orët e mbrëmjes nuk përjashtohen mundësitë për riga lokale shiu.
Temperaturat minimale zbresin prej 5 deri në 7 gradë Celsius, e ato maksimale arrijnë deri në 17 e 19 gradë Celsius.
Do të fryjë erë mesatarisht e fuqishme dhe fuqishme nga jugperëndimi 5-15m/s, e në Dukagjin me hove edhe deri në 20m/s (70km/h).
Në fundjavë mot i ndryshueshëm, me vranësira e diell, por priten edhe zhvillime të rrebesheve me shi e bubullima orëve të pasdites.
Mot më i ftohtë përfshinë vendin, në fillim të javës vijuese, me të reshura shiu që deri në mbrëmje, me rënie të temperaturës edhe shndërrohen në reshje bore.
Temperatura maksimale mbeten në 15C e 16C në fundjavë, e në fillim të javës zbresin në 8C e 4C.