Gazetari Valon Syla ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me mbështetësit e zbatimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe “po e frikësojnë” Vjosa Osmanin me rrëzim.
Ai thotë janë dy sinjale që e bën të mendojë kështu.
“Këto i shoh si cdo përpjekje për ta rrëzuar koalicionin e vet së bashku me sponzorizuesit e Asociacionit të cilët i ka me vete në cdo qosh. Janë duke e frikësuar Vjosa Osmanin me mjete të cilat edhe mund ta bëjnë rokadën. Sinjalet cka kemi parë, mund të na cojnë aty”, tha ai.
“Personalisht jam skeptik se Gjykata Kushtetuese mund ta rrëzojë. Por pyetja është bërë para një viti, e tash bash në këtë kohë po e kthen përgjigjen. Mbetet të shihet, sepse sinjalet janë këto. Serbët në veri, pjesëmarrja e tyre po duket ende larg. Sot janë djegur 3 makina në veri me targa të Kosovës.
Këta nuk janë as afër asaj që është dakorduar. E dyta është se po shihet një afërsi e Albin Kurtit, e përshpejtuar me zoti Haradinaj, madje edhe në Odën e tij. Shihet dhe thotë fjalë të mëdha”, shtoi Syla në Pressing.