Qeveria gjermane vendosi të zgjasë rregulloret për punëkërkuesit nga Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Kosova, Republika e Maqedonisë së Veriut, Mali i Zi dhe Serbia, të cilat pritej të përfundonin në fund të vitit. Gjermania do të jetë në gjendje të rekrutojë deri në 50,000 punëtorë në vit nga këto vende.
Gjermania ka prezantuar të mërkurën projekt-reformat për imigracionin, trajnimin profesional dhe promovimin e imigracionit nga vendet e Ballkanit Perëndimor, një përpjekje e qeverisë së kancelarit Olaf Scholz për të eliminuar mungesën e fuqisë punëtore në ekonominë më të madhe të Evropës.
“Me këtë, ne po hedhim themelet për një fillim të ri në politikën e migracionit,” shkroi në Twitter ministri i Financave Christian Lindner pasi kabineti qeveritar miratoi reformat.
Kushdo që mund të kontribuojë në suksesin ekonomik të vendit si punëtor i kualifikuar është i mirëpritur, raporton Reuters.
Një nga reformat është miratimi i një ligj të ri imigracioni që synon të adresojë pengesat kryesore për emigrantët që duan të shkojnë në Gjermani, veçanërisht për ata që vijnë nga jashtë Bashkimit Evropian.
Projektligji, të cilin e ka parë Reuters, thotë se reforma mund të rrisë numrin e punëtorëve nga vendet jashtë BE-së për 60,000 në vit.
Ajo u ofron punëtorëve të huaj tri rrugë për të hyrë në Gjermani. E para kërkon një diplomë profesionale ose universitare të njohur në Gjermani dhe një kontratë pune.
E dyta kërkon të paktën dy vjet përvojë pune në një sektor përkatës dhe një diplomë ose formim profesional.
E treta është një “kartë mundësie”, e cila parasheh që individët të cilët nuk kanë kontrata pune nga Gjermania, por kanë potencial për të gjetur punë. Karta e mundësive bazohet dhe merr parasysh kualifikimin, aftësinë gjuhësore, përvojën profesionale, lidhjen me Gjermaninë dhe moshën.
Kabineti miratoi gjithashtu një ligj arsimor që u jep të drejtë të rinjve nga jashtë Gjermania dhe BE-ja për trajnime profesionale pa pagesë. Agjencia Federale e Punës e Gjermanisë do të paguajë deri në 67% të pagës neto për kohëzgjatjen e trajnimit.
Kabineti vendosi gjithashtu të zgjasë rregulloret për punëkërkuesit nga Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Kosova, Republika e Maqedonisë së Veriut, Mali i Zi dhe Serbia, të cilat pritej të përfundonin në fund të vitit. Gjermania do të jetë në gjendje të rekrutojë deri në 50,000 punëtorë në vit nga këto vende.