Në kuadër të rritjes së pensioneve për pensionistët, por edhe për të gjitha kategoritë e tjera që marrin pension mujor, Lëvizja Vetëvendosje gjatë fushatës elektorale kishte premtuar edhe reforma në sistemin pensionale dhe atë të skemës për ndihmat sociale.
As për të parën e as të dytën së paku deri në këto, moment Qeveria e Kosovës nuk e ka bërë asnjë hap.
Se pse po ndodh kështu, ekspert dhe hulumtues të çështjeve sociale kanë mendime të ndryshme.
Ata kanë thënë për Gazeta Blic se me gjasë reforma në këtë dy sektorë duket të jetë mjaftë e komplikuar për stafin që ka qeveria e Kosovës, qoftë nëpër ministri apo edhe në vet Qeverinë e Kosovës.
Artan Mustafa, hulumtues i politikës sociale e ka zbërthyer gjerë e gjatë mungesën e reformave në sistemin pensional dhe atë të skemës sociale.
Mustafa kur bëhet fjalë për refomën sociale ka përmendur këtu shtesat për fëmijët nga mosha 0 deri në 16 vjeç e që marrin nga 10 euro në muaj, ndihmat për nënat lehona që janë të papunësuara dhe për programin e fundit të qeverisë “super puna”.
Sipas tij, ka disa programe të reja që janë të mirë se ardhura dhe për nga qasja janë pozitive që përkojnë me ideologjinë socialdemokrate, mirëpo sipas tij nuk ka pasur reformë në disa programe ekzistuese.
Artan Mustafa, vlerëson se ka pasur iniciativa nga vitit 2017 deri në ardhjen e qeverisë Kurti 1, që të ketë reformë në sistemin pensional dhe ndihmën sociale, mirëpo për shkak se qeveritë binin shumë shpesh, ato reforma nuk qenë të suksesshme.
Për herë të parë ky hulumtues i politikës sociale ka përmendur se çfarë modeli të sistemit pensional duhet ta ketë Kosova.