1.22 miliardë euro janë dërguar në Kosovë nga diaspora gjatë vitit 2022. Kjo shifër përbën rreth 69.4 milionë euro apo 6% më shumë se në vitin 2021.
Sipas një infografike nga Instituti Gap, Gjermania vazhdon të mbetet shteti nga i cili dërgohen më së shumti para, dhe në përqindje kjo përbën rreth 40%. Po ashtu, kësaj të fundit i bashkohet edhe Zvicra, nga ku kanë ardhur 19% e remitancave.
Në anën tjetër, nga viti 2020 kur kishe filluar pandemia Covid-19, statistikat nga BQK tregojnë se vërehet një rritje e pranimit të parave përmes agjencive për transfere të mjeteve. Rrjedhimisht ka pasur rënie të dërgesave përmes kanaleve jo-zyrtare, pra sjelljes së parave kesh nga diaspora gjatë vizitave të tyre në Kosovë.