Sulmi me armë zjarri ndaj televizionit Top Channel ka tronditur opinionin publik. Nga breshëria e të shtënave me kallashnikov mbeti i vrarë roja i sigurisë së ambienteve, Pal Kola 60 vjeç.
Në një postim në Facebook, eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka postuar foton e një 5 lekëshi, ku shkruan se monedha ka rënë nga xhepi i të ndjerit.
Kujtojmë se ngjarja e rëndë nodhi rreth orës 01:00.
Në rrethana ende të paqarta, persona ende të paidentifikuar qëlluan me armë zjarri në drejtim të ambienteve të Top Channel.
Për pasojë, nga të shtënat humbi jetën roja i sigurisë shtetasi Pal Kola, 60 vjeç (punonjës i një shoqërie për ruajtjen fizike të objekteve).
Policia ka njoftuar se është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Nërkohë, pas ngjarjes është gjetur një mjet i degur tip Range Rover me targa të vjedhura, në Golem, e cila dyshohet të jetë e autorëve pasi brenda saj janë gjetur dy kallashnikovë.