Përgatituni – pritet ndryshim drastik i motit ditëve në vijim

Përkeqësim i motit në fillim të javës, me rrebeshe shiu të hënën e të martën ftohtë me mundësi edhe për reshje të dobëta bore, parashikon “Prishtina Weather”.

26.03.2023 – Përkeqësim të motit pritet të kemi në ditët e fundit të muajit mars. Kalimi i një cikloni mbi rajon, sjell sisteme frontale mbi vendin tonë, që shtrijnë masa më të ftohta ajrore. Ky ndryshim i motit shoqërohet edhe me erëra më të fuqishme. Të hënën priten rrebeshe shiu, të shoqëruara edhe me bubullima gjatë ditës, ndërkaq, ditën e martë me rënie të temperaturës paraqiten kushte edhe për rrebeshe të dobëta bore apo breshnize.

Nga dita e mërkurë mban mot më stabil, fillimisht me ngrica, e gjatë ditës do ketë edhe vransira dhe intervale me diell. Reshje kalimtare shiu parashihen të premten në mëngjes.

Moti më dinamik ditëve të ardhshme, me të reshura dhe qarkullim të mirë ajror, ndihmon në shpërndarjen e ndotësve ajror. Indeksi i cilësisë së ajrit kryesisht do të jetë në vlera të pranueshme dhe të mira.

Datat:

27.03 – Kryesisht vranët dhe me të reshura shiu kohëpaskohe, që më vonë pasdite mund të jenë edhe në formë rrebeshesh me bubullima.

28.03 – Ftohtë e me erë. Vransira të ndryshueshme me mundësi për rrebeshe të dobëta bore pasdite.

29.03 – Fillimisht kthjellime e ngrica. Ditën vransira kalimtare, por pa të reshura.

30.03 – Intervale me diell paradite. Ditën vransira të ndryshueshme.

31.03 – Kryesisht me vransira. Herët në mëngjes reshje kalimtare shiu.

Temperaturat minimale zbresin edhe deri në -4C mëngjesin e së mërkurës. Temperaturat maksimale pas një rënie të martën në 4C e 5C, deri të premten shënojnë rritje në 15C.

Do të fryjë erë mesatarisht e fuqishme dhe fuqishme nga jugperëndimi e veriu 7-16m/s.

Shtypja atmosferike zbret thellë nën vlera mesatare ditën e hënë, e më pas me një rritje të shpejt lartë mbi mesatare.