Mikrobiologu Lul Raka, kësaj radhe ishte i ftuar në emisiononn TOK 16, me gazetaren Donika Gashi. Ai foli për pandeminë, “zhdukjen” e tij nga mediat e rrjetet sociale.
Gjithashtu Raka foli për nevojën e psikologëve për punëtorët shëndetësorë në Kosovë gjatë kohës së pandemisë.
“Atë lodhje e ka përjetuar secili. Me kalimin e kohës është shumë normale me hup motivin e punës, e të nevojitet kohë për me marrë veten”.
Raka foli edhe për sistemin shëndetësore në vend, e për kushtet në të cilat punojnë mantelbardhët.
“Çdo familje kosovare është ballafaquar me probleme shëndetërore të familjarëve të vetë, të natyrave të ndryshme. Prej atyre më të lehta, sëmundje më të lehta e deri tek sëmundjet më të rënda”.
“Sigurim shëndetësorë nuk ka qe 23 vite, është problem me mbet gjallë. Një pjesë e barnave mungojnë. Duhet me i siguru familja. Jam ballafaquar edhe unë. Më së pari me prindin tim të ndjerë”.
Lul Raka ‘për pak’ nuk u largua nga Kosova, por nuk kishte vend për vizë në pasaportën e tij.
Ndiqni videon plotë: