Një grabitje e armatosur ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në Prizren, ku një person nën kërcënimin e armës automatike ka grabitur rreth 3 mijë euro në pompën e derivateve ‘Exfis’ në fshatin Piranë në Prizren.
Sinjali ka siguruar pamje ekskluzive nga momenti i grabitjes, teksa shihet hajni duke hyrë në pompën e derivateve me kallash në dorë.
Posa hyn në pompën e derivateve, nën kërcënimin e armës i jep një qese plastike shitësit, i cili për pak minuta ia mbush me para.
Sipas pamjeve, menjëherë pasi i dyshuari merr paratë, zhduket nga vendi i ngjarjes.
Në vazhdën e veprimeve policore për kapjen e të dyshuarve për grabitjen e armatosur në ‘Exfis’.
Policia ka realizuar një bastisje sot pasdite në një shtëpi dhe objektet përcjellës në fshatin Piranë të Prizrenit.
Forca të shumta policore në përbërje prej njësisë speciale e hetuesve policor të shoqëruar edhe nga Policia patrulluese janë parë sot në fshatin Piranë, ku kanë realizuar bastisje me qëllim të sigurimit të provave që shpien në zbardhjen e rastit të grabitjes.