Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, mori pjesë në Iftarin, darkën e Ramazanit, të organizuar nga stafi i Ambasadës Amerikane.
Ai me atë rast tha se Kosova është kampione në liritë fetare.
“Është nder t’i bashkohem stafit të Ambasadës në Prishtinë për iftar, me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Kosova mbetet kampione e lirive fetare, një nga vlerat e shumta të rëndësishme që zbatojnë dy vendet tona”, ka shkruar Hovenier në Twitter.
Honored to join the @USEmbPristina family for an #IftarDinner in observance of the holy month of Ramadan. Kosovo remains a champion of #ReligiousFreedom, one of many important values our two countries share. 🇺🇸🇽🇰 pic.twitter.com/soSZslIwBH
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) March 23, 2023