Një grua e moshës 73-vjeçare ka tentuar që t’i jap fund jetës duke i venë flakën vetës.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj ka bërë të ditur për Gazetën Nacionale se rastin e kanë lajmëruar fqinjët e saj, të cilët kanë arritur që ta shuajnë zjarrin.
Elezaj ka bërë të ditur se zjarri i ka shkaktuar plagë të rënda dhe e njëjta është dërguar në QKUK për trajtim të mëtejmë mjekësor.
Rasti është inciuar si “Tentim Vetëvrasje”
“Në rrugën “Musa Zajmi” në Gjakovë është raportuar se viktima (femër e lindur në vitin 1950) rreth orës 15:16 dyshohet se i ka vënë flakën vetës. Fqinjët kishin arritur ta shuajnë zjarrin. Nga Spitali Rajonal në Gjakovë, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, viktima është dërguar në QKUK për trajtim të mëtejmë mjekësor. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe është njoftuar Prokurori i Shtetit në konsultim me të cilin është iniciuar rast “Tentim vetëvrasje.” – ka bërë të ditur Elezaj.