Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se mjetet e investuara të Trustit Pensional janë pa zot.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Hoti ka thënë se kursimet e qytetarëve po ‘avullohen’ në tregjet financiare, derisa shtoi se Trusti ka mbetur pa Bord që t’i tërheqë mjetet nga këto tregje dhe fondet në rënie.
“Nuk ua dhanë një pjesë të kursimeve qytetarëve, siç u kërkua me projekligjin e inicuar me peticion nga qytetarët. Tani ato kursime po avullohen në tregje financiare pasi nuk ka kush t’i kthejë në Kosovë për t’i mbajtur si para të gatshme”, shkroi ai.
Një pjesë të fajit, deputeti Hoti ia hedh presidentes së vendit, Vjosa Osmanit, por edhe Qeverisë.
“Qeveri funksionale Kosova nuk ka. Por nuk ka as President për tu kujdesur që institucionet kushtetuese janë funksionale”.