Një person ka mbetur i vrarë nga të shtënat me armë zjarri në Prishtinë, saktësisht në lagjen “Dragodan” të kryeqytetit.
Nga Policia e Kosovës kanë bërë me dije për lajmi.net se rasti ka ndodhur në një hotel në lagjen e lartëpërmendur të Prishtinës.
Gjithashtu, të lënduar kanë mbetur edhe dy persona. Ata dyshohet të jenë plagosur nga një mjet i mprehtë.
Rasti ka ndodhur rreth orës 13:20.
Policia nuk ka raportuar për të arrestuar, por ka thënë se hetuesit dhe prokurori i rastit janë duke punuar për të ndriçuar rrethanat e ngjarjes.
“Sot rreth orës 13:20 policia ka marrë informatën për të shtëna me armë zjarri, në lagjen Arbëria të Prishtinës, saktësisht në një hotel. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe ekipi mjekësor. Bazuar në të dhënat fillestare nga arma e zjarrit lëndime ka pësuar një person, i cili në vendngjarje ka ndërruar jetë, vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor. Ndërsa dy persona të tjerë të lënduar(dyshohet me mjet të mprehtë) janë dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanëtë bëjnë me këtë ngjarje”, thanë nga Policia.