Gazeta sot raportoi për një aksident trafiku në fshatin Rogovë në Gjakovë ku si pasojë e përplasjes mes dy veturave mbetën të lënduar shtatë persona të cilët u dërguan në QKUK për t’u trajtuar.
Plagëve të marra nga aksidenti nuk ka mundur të ju bëjë ballë njëra nga të lënduarat e cila ka ndërruar jetë në QKUK.
Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
“Rreth orës 16:40 jemi njoftuar se njëri nga këmbësorët (viktima femër e moshës madhore), e cila ishte duke u trajtuar në QKUK për shkak të lendimeve të rënda trupore, fatkeqësisht ka ndërruar jetë”, tha ai.
Elezaj shtoi se me vendim të Prokurorit të Shtetit, të cilit dy shoferët e të dy automjeteve të përfshira në aksident, janë ndalur në mbajtje për 48 orë.