Sot prezantohet lista e të ftuarve për ndeshjet e marsit.
Kombëtarja e Kosovës do të ndeshet me Izraelin e Andorrën, teksa futbollistët veçse kanë pranuar ftesat për grumbullimin që nis të hënën.
Futbollikosovar.net ka mësuar se do të ketë edhe një prurje të re. Bëhet fjalë për Amar Gërxhaliun.
Burimet e portalit tonë pranë lojtarit kanë arritur të mësojnë se djaloshi 20-vjeçar nga Vushtrria është ftuar për këto dy sfida.
Anëtari i Antalyaspor shihet si lojtar i së ardhmes, ndërsa pritet të jetë në dispozicion të Giresses për sfidat e rëndësishme të ciklit të parë.
Kujtojmë se Futbollikosovar.net raportoi ekskluzivisht edhe për dy ftesa të tjera, ato për Arbnor Mujën e Antwerp dhe Bersant Celinën.
Gjithashtu, kujtojmë faktin se këto raportime janë në kuadër të Speciales për Kombëtaren, fushatë kjo e dedikuar enkas për këtë grumbullim.