Një rast ka ndodhur mbrëmë në fshatin Damjan të Gjakovës, ku një person dyshohet se ka kërcënuar personin tjetër i cili i ka borxh disa para.
Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se gjithçka ka ndodhur në një lokal në rrugën ‘Sefë Sadiku’, ku 31-vjeçari i dyshuar kishte shkuar dhe në shenjë paralajmërimi për viktimën, dyshohet të ketë lënë një fishek në tavolinë.
I shqetësuar nga kjo situatë, 24-vjeçari ka denoncuar rastin në Polici, ku para hetuesve ka bërë me dije se motiv i kanosjes dyshohet të jetë një borxh që kishte ndaj të dyshuarit.
Si rezultat i denoncimit, janë marrë veprimet hetimore të Policisë, me ç’rast i dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim. Po ashtu atij i janë gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri dhe dhjetëra fishekë.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e dy veprave penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’ dhe ‘Kanosje’.