Pasi bëri martesën e tij të parë në vitin 1987, David Zakayo tha se nuk mund të sundohej nga një grua dhe filloi të bënte martesa të reja dhe gjithashtu të kishte marrëdhënie me gra të tjera.
“Sipas mendimit tim, një burrë nuk mund të drejtohet nga një grua e vetme. Truri i njeriut është si një thes i madh misri që duhet të pritet në copa më të vogla për lehtësinë e lëvizjes. Unë kam nevojë për shumë partnere, që të jenë në gjendje të menaxhojnë sasinë e trurit dhe ideve në kokën time. Unë jam shumë i zgjuar për një grua”, tha ai, duke folur për gazetën “Sunday Nation”.
I konsideruar i varfër sipas standardeve të rajonit të tij, Davidi ka një fushë misri gjysmë hektari, si dhe rrit kallam sheqeri. Aktualisht ai ka 8 gra, 7 të dashura dhe 107 fëmijë me të gjitha gratë.
Me gjithë vështirësitë që hasi për të mbajtur familjen, Davidi e krahason veten me Mbretin Solomon, emri i të cilit përmendet në Bibël dhe që ka 700 gra dhe 300 të dashura. David tha se do të vazhdonte të martohej me vajza të reja./Express