Gazetari Baton Haxhiu ka nxjerrë disa letra ku tregojnë për pasojat e Kosovës nëse kryeministri Albin Kurti nuk e nënshkruan marrëveshjen me Serbinë.
Haxhiu në emisionin ‘Pressing’ në T7 thotë se kryeministri Kurti nuk ka të drejtë të luajë me pasojat që mund t’i përjetojnë 2 milionë njerëz.
“Nuk guxon këtë rast historik ta përdorë për konsum të brendshëm, është kryeministër dhe kryeministri nuk guxon, mos t’i përmendi pasojat këtu, se nuk dueht të luhet me pasoja që mund t’i përjetojnë 2 milionë njerëz, nuk ka të drejtë”.
Haxhiu ia dorëzoi letrat autorit të emisonit Leonard Kerquki, për të lexuar pasojat që, sipas tij, mund t’i bartë Kosova nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen me Serbinë.
“Kosova duhet të plotësojë pritshmëritë e komuniteti perëndimor, veçanërisht duke respektuar marrëveshjet e mëparshme. Refuzimi i Kosovës për të respektuar marrëveshjet e mëparshme mund të ketë pasoja të rënda për të ardhmen e Kosovës, në rast zhgënjimi, partnerët perëndimor nuk do të kenë arsye incetiv për të mbështetur rritjen dhe zhvillimin e mëtejshëm të Kosovës. Pa këtë mbështetje esenciale, Kosova mund të shoh prapa kthim në disa fusha”.