Aksion kundër parave false, Krimet Ekonomike zbarkojnë në këtë qytet të Kosovës

Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës kanë zbarkuar në qytetin e Prizrenit.

Sinjali mëson se Policia po zhvillon aksion kundër parave false, teksa po bastisen disa lokacione.

Sipas informacioneve të para ka edhe persona të arrestuar.

Sinjali ka provuar të kontaktojë me Policinë e Kosovës për të marrë më shumë informacione, mirëpo të njëjtit nuk kanë dhënë informacione ende.

Gazeta do të iu mbajë të informuar.