Një numër i madh i të dyshuarve që kërkohen nga Policia e të tjerë të dënuar nga Gjykatat arrijnë ta shijojnë lirinë nga arratia. Gazeta në vazhdimësi ka raportuar për arrestimin e personave të të akuzuar për vepra të ndryshme penale, por që të cilët kanë ikur nga duart e drejtësisë.
Gjatë ditës së djeshme dhe sot, Sinjali mëson se kanë rënë në pranga të Policisë disa persona të kërkuar me urdhëresa të Gjykatave.
Siç mëson Sinjali në mesin e tyre është edhe një grua 45-vjeçare, A.A., e cili është kapur të hënën në rrugën “Adem Jashari” në Pejë dhe pas ndalimit dhe verifikimit, rezultoi se ndaj saj ka urdhëresë aktive.
E njëjta ishte në listën e personave të kërkuar, për të cilën Gjykata kishte lëshuar urdhër për arrestim pasi ishte shpallur fajtore për veprën penale “Posedim i pa autorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, për çka ishte dënuar me gjobë, por që i ishte zëvendësuar me burgim.
Pas përfundimit të procedurave policore, 45-vjeçarja është dërguar në njërën nga qendrat e paraburgimit në vend për ta vuajtur dënimin.