Sot Sindikata e Policisë së Kosovës i vizitoi dy zyrtarët policor të sulmuar me datë 02.07.2022 gjatë kryerjes së detyrës zyrtare në Skenderaj.
Sindikata e Policisë së Kosovës pas vizitës që bëri tek dy zyrtarët policor ku për së afërmi kuptoi gjendjen e tyre shëndetësore, të cilët kishin lëndime të rënda trupore por për momentin gjendja e tyre shëndetësore ishte stabile.
Sindikata e Policisë iu ofroi policëve mbështetje dhe po ashtu i siguroi këta të fundit do të kenë përkrahjen e Sindikatës në çdo moment.
Sindikata e Policisë së Kosovës dënon ashpër çdo sulm ndaj Zyrtarëve Policorë dhe çdo sulm ndaj Policisë e konsideron si sulm ndaj shtetit.