Kamenicë: Kurti ndërpret fjalimin, po thirrej ezani (VIDEO)

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ndërprerë fjalimin e tij gjatë vënies së gurthemelit të Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Fan S. Noli”, Kamenicë.

Kështu po raporton mediumi Klan Kosova, ku thuhet se derisa Kurti po bënte prezantimin e projektit, filloi ezani në një xhami dhe papritmas Kurti ndërpreu fjalimin e tij derisa të përfundojë ezani.

Ndryshe, nuk është hera e parë që Kurti dhe politikanë të tjerë praktikojnë ndërprerjen e fjalimit gjatë momentit kur thirret ezani.

Momenti: