Është rritur në mërgim Venera Mehmeti nga Prishtina ishte 5-vjeçe kur familja e saj vendosi të largohej nga Kosova për një jetë më të mirë.
Pasi ata u zhvendosën në Gjermani, Venera bashkë me vëllain saj filloi shkollimin.
Momenti më i lumtur për Venerën dhe familjen e saj ishte kur vizituan Kosovën pas shtatë viteve në mërgim.
Në vitin 2019 ajo u kthye për të jetuar në Kosovë, që të përmbushte dëshirën e babait të saj të ndjerë.