Një fëmijë i shkollës “Ibrahim Rugova” në Obiliq, ka vdekur nga një sëmundje e rëndë.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi, në një postim në Facebook.
“I trishtë dhe i dhimbshëm lajmi për ndarjen nga jeta të nxënësit të shkollës “Dr.Ibrahim Rugova”, O.S, i cili bëri përpjekje të shumta që të luftonte sëmundjen e të rikthehet përsëri në bankat e shkollës me shokët e shoqet e klasës”, ka shkruar ai.
“Mes dhimbjes e pikëllimit të thellë, shprehi ngushëllimet më të sinqerta në emrin tim dhe gjithë institucionit komunal, familjes Simnica dhe gjithë dashamirëve e farefisit. Olti, pushoftë i qetë në paqen e amshueshme e juve Zoti ju dhashtë forcë ta përballoni këtë dhimbje!”, ka shtuar ai.