Një 40-vjeçare nga Tirana ka rënë nga kati i tretë i banesës.
Policia thotë se ajo ka rënë nga lartësia gjatë kohës po pastronte grilat e dritareve. Menjëherë ajo u dërgua në spital për trajtim mjekësor.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 11.03.2023, rreth orës 09.20, në rrugën “Naci Nuci”, duke pastruar grilat e dritareve, aksidentalisht dyshohet se ka rënë nga kati i tretë i banesës, shtetasja A. P., 40 vjeçe. Si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.