Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka komentuar vizitën e emisarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në Kosovë.
Ai e ka vlerësuar si të dëmshëm formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Asociacioni është i dëmshëm për Kosovën dhe për shqiptarët.
“Lajçak ka thënë se marrëveshja nuk e ka njohjen, disa nga tanët e thonë se e ka njohjen! P.S E ka ose nuk e ka njohjen, asociacioni po u formua e sidomos po u zbatua, është shumë i dëmshëm për Kosovën e sidomos për shqiptarët”, ka shkruar Klinaku.