Llapiani rrah tre zyrtarë policorë

Është arrestuar një person në Podujevë, pasi i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht tre zyrtarë policorë.

Siç thuhet në raportin e Policisë së Kosovës, viktimat ishin dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti i ka kanosur verbalisht si dhe i ka sulmuar fizikisht tre zyrtarët policorë me ç ‘rast kanë pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.