Këshilli i BE-së merr vendim për liberalizimin e vizave për Kosovën

Kosova ka bërë edhe një hap para drejt rrugës së liberalizimit të vizave. Tashmë ky proces është edhe më afër pasi që sot në Këshillin e Bashkimit Evropian ka mirtuar liberalizimin e viziave për Kosovës.

Në njoftimin e Këshillit Evropian bëhet e ditur se të gjitha vendet e BE-së kanë përkahur liberalizimin e viziave për Kosovën.

“Këshilli sot e miratoi pozicionin e vet në lexim të parë për udhëtimin pa viza për ata që kanë pasaporta të lëshuara nga Kosova. Rregullat e reja do t’u lejojnë mbajtësve të pasaportave të Kosovës që të udhëtojnë pa viza në BE për një periudhë qëndrimi prej 90 ditësh në çfarëdo periudhe 180-ditore.” – thuhet në njoftim.

Po ashtu, aty thuhet se Kosovës do t’i liberalizohen vizat më 1 janar 2024 pavarësish shtyrjen se implemtimit të Sistemit Evropian për Informata dhe Autorizim të Udhëtimit (ETIAS).

“Ky përjashtim nga kërkesa për vizë do të vlejë nga data, kur Sistemi Evropian për Informata dhe Autorizim të Udhëtimit të hyjë në funksion ose nga 1 janari i vitit 2024, cilado që vjen më herët.” – thuhet në njoftim.

Më tej, Këshilli Evropian njofton se rregullat e reja tani duhet të miratohen nga Parlamenti Evropian para se të nënshkruhen dhe të publikohen në gazetën zyrtare të BE-së.