Kurti sot mirëpret Lajçakun, takohen në qeveri

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak do të qëndrojë sot në vizitë në Kosovë, pak ditë para takimit të nivelit të lartë që do të mbahet në Ohër.

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se Lajçak do të takohet me kryeministrin në orën 16:00.

Takimi, ndryshe prej dy të tjerëve para këtij, do të mbahet në objektin e Qeverisë.

Ndërkohë sipas njoftimit, mediat mund të marrin pamje vetëm në oborr.

Siç edhe është konfirmuar më herët, në këtë takim pritet që të diskutohet plani i zbatimit të propozimit evropian.