Këto do të jenë disa nga ngjarjet më të rëndësishme për ditën e sotme:
Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve për racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive Ekzekutive, me raport amendamente të Komisionit funksional për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal.( Kuvendi i Kosovës, ora 09:15)
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport, formon grupin punues për shqyrtimin e Projektligjit për Kinematografinë. (Kuvendi i Kosovës, ora 09:30)
Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë, shqyrton planin e punës së komisionit për sesionin pranveror 2023. (Kuvendi i Kosovës, ora 09:30)
Kuvendi i Kosovës mban seancë të re plenare. (Salla plenare, ora 10:00)
Avokati i Popullit, Naim Qelaj viziton qytetarët e Leposaviqit. Qëllimi i vizitës ka të bëjë me çështjet e shpronësimit. (Objekti komunal, Leposaviq, ora 10:00)
Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për media.( Selia qendrore e LDK-së, ora 10).
Mbahet manifestimi qendror për shënimin e 10-vjetorit të themelimit të Universitetit Publik “Kadri Zeka”, Me këtë rast do të ndahet diploma “Student i dalluar”, si dhe mirënjohje për personelin e dalluar akademik dhe administrativ. (UKZ, Gjilan, ora 11:00)
Lëvizja Vetëvendosje, Qendra në Prizren mban konferencë për media. (Zyrat e VV-së, Prizren, ora 12:00)
Shoqata e Nefrologëve të Kosovës dhe Shoqata e Nefrologëve të Shqipërisë organizojnë aktivitet për Ditën Botërore të Veshkave me temën: Veshkë të Shëndetshme për të gjithë- të pëgatitemi për të papriturën. T’i mbështesim të rrezikuarit! (Hotel Venus, ora 13:00).
Avokati i Popullit, Naim Qelaj, viziton banorët e Komunës së Klinës. Qëllimi i vizitës ka të bëjë me kundërshtimet e qytetarëve për ndërtimin e fabrikës së çimentos në Klinë. (Objekti komunal, Klinë, ora 14:00)